Osmani përrfundoi vizitën në SHBA me një takim me Albright

Osmani përrfundoi vizitën në SHBA me një takim me Albright

Në kuadër të vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani ka realizuar edhe një takim me ish sekretaren e shtetit Madeline Albright.

“Nder i veçantë të përfundojë vizitën time në SHBA me një takim shumë të përzemërt me ish-Sekretaren e Shtetit, znj. Madeline Albright, e cila përveç që u shndërrua në shpëtimtaren tonë në kohët më të rënda, poashtu ka frymëzuar shumë gra anekënd globit që mos të dorëzohen kurrë para sfidave që dalin përpara.”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Sot, Vjosa Osmani po ashtu është takuar edhe me kongresmenin amerikan, Eliot Engel./21Media