John mesazh skuadrave tjera: Titullin e rikthejmë në Prishtinë

John mesazh skuadrave tjera: Titullin e rikthejmë në Prishtinë

Otto John është rikthyer në Kosovë me mision të ri, të rikthejë titullin kampion në sirtarin e Prishtinës.​

Nigeriani është shprehur shumë optimist se klubi do të arrijë objektivin që nuk e arriti qe shtatë vjet.

Në Prishtinë vendosa të vijë sepse ka ekip të mirë dhe janë klub me famë. Dhe, kur më ftoi kryetari Ejupi, e pash një mundësi të mirë për mua që të jap më të mirën për klubin”, deklaroi John.

Ai pranoi se ka ndryshime në klub, por tha se e njeh Superligën mjaft mirë dhe shpreson shumë që të jap ndihmën e tij të nevojshme për ekipin.

Duke folur për formën personale, ai tha se shpreson të bëjë akoma më mirë se që bëri te Trepça ’89, ku fitoi titullin.

Tifozëve, bashkëlojtarëve, të gjithëve në klub, iu premtoj se do të jap gjithçka nga vetja që t’iu shpaguaj besimin që kanë në mua. Pse jo, edhe pse është ndryshe, shpresoj që të kem paraqitje sikurse para dy vitesh me Trepçën ’89 kur kisha formë të lartë dhe pata ndihmuar atë skuadër të shpallej kampione. Besoj shumë të Prishtina dhe krejt çfarë duhet është të kem edhe pak fat. Titulli nuk është i pamundshëm me gjithë se diferencat ndërmjet skuadrave nuk janë të mëdha dhe lufta për titull është e ashpër, por unë besoj që mund të jem Oto edhe më i mirë se te Trepça ’89 dhe të ndihmoj skuadrës drejt qëllimit që ka”, theksoi John./21Media