Thaçi takon përfaqësuesit e OVL-UÇK-së

Thaçi takon përfaqësuesit e OVL-UÇK-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim  përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Migjen Shalën.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka treguar se përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së shprehën shqetësimet e tyre lidhur me listat e veteranëve të UÇK-së.

“Përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së shprehën shqetësimet e tyre lidhur me listat e veteranëve të UÇK-së dhe kërkuan që të ushtroj autoritetin tim, që i tërë procesi të kthehet në pikën zero, duke e konsideruar këtë si të vetmen mundësi për tejkalimin e parregullsive të shumta”, ka shkruar Thaçi./21Media