Një dhuratë simbolike, por tepër domethënëse

Një dhuratë simbolike, por tepër domethënëse

Futbollisti i njohur gjerman, Mesut Ozil dhe aktorja e njohur turke, Amine Gulse, pas një lidhje disavjeçare në Janar të këtij vitit u fejuan.

Çifti tani kanë bërë publike edhe datën kur do ta kurorëzojnë historinë e dashurisë së tyre me martesë.

Dyshja do t’i thonë po njëri-tjetrit me datën 7 Qershor të këtij viti në brigjet e ngushticës së famshme të Bosforit.

Tani kur ka mbetur shumë pak ditë nga dasma e tyre, çfiti veq se kanë filluar të pranojnë dhurata për dasmë.

I pari që i ka dërguar një dhuratë, është aktori i njohur Engin Altan Duzyatan. Duke qenë fansa të aktorit, dhurata e tij duhet të ketë qenë një surprizë mjaft e bukur për çiftin.

Ai u ka dërguar veshjen e plotë që ka mbajtur gjatë rolit të tij të fundit. Një dhuratë simbolike, por tepër domethënëse si për Engin ashtu edhe për çiftin.

Bëhet e ditur se ata kanë filluar lidhjen që nga viti 2016, ndërsa e kanë zyrtarizuar në dhjetor të vitit 2017. Amina është modele dhe ka qenë ish-miss Turqia (2014). Pas rolit të saj në serialin “Asla Vazgeçmem”, ajo u bë e njohur për publikun e gjerë, brenda dhe jashtë kufijve të Turqisë. /21Media