Interesim për Ozil-in ka shfaqur Fenerbahce

Interesim për Ozil-in ka shfaqur Fenerbahce

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka thënë se do të qëndrojë në Arsenal deri në vitin 2021, kur edhe i përfundon kontrata.

Ozil ka luajtur vetëm dy nga njëmbëdhjetë ndeshjet që ka zhvilluar Arsenali këtë sezon dhe ai e pranon se kur e shikon ndeshjen nga shtëpia ndihet i pafuqishëm.

Pavarësisht kësaj mesfushori në një intervistë ka thënë se nuk do të largohet nga Arsenali derisa t’i skadojë kontrata.

“Unë kam një kontratë deri në verën e vitit 2021 dhe do të qëndroj deri atëherë. Para se të nënshkruaja kontratën e re, u mendova shumë dhe vendos t’i përkushtohem Arsenalit. Unë gjithashtu zemërohem kur nuk mund të luaj për shkak se jam i sëmurë dhe njerëzit pyesin nëse është e vërtetë. Po, ka ndodhur disa herë”, ka thënë ai.

Interesim për shërbimet e gjermanit ka shfaqur gjiganti turk, Fenerbahce./21Media