Ozil: Mustafi gjithmonë kundershtar i fortë

Mesut Ozil dhe Shkodran Mustafi kanë shumë gjarë të përbashkëta

Të dy janë futbollistë shumë të talentuar që reprezentojnë kombëtaren gjermane edhe pse kanë origjinë tjetër, dhe të dy janë pjesë e skuadres angleze Arsenal.

Kjo do të thotë që ata janë bashkëlojtarë e jo kundershtarë, e këtë fakt e pëlqen edhe Ozil, e këtë e dëshmoi me një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan rtv21.tv.

Në një fotografi ku shihet Mustafi duke tentuar ta vjedhë topin nga Ozili, ky i fundit dha këtë përshkrim: “Gjithmonë një kundershtar i fortë në çdo seancë trajnimi Shkodran Mustafi”.

Në fotografinë e postuar Ozil rikujton rrënjët e të dy futbollistëve, duke postuar flamurin turk, atë gjerman dy herë për të dy futbollistët, dhe në fund edhe flamurin shqiptar./21Media

Back to top button