Amine dhe Ozil tejet të lumtur përkrah njëri-tjetrit

Amine dhe Ozil tejet të lumtur përkrah njëri-tjetrit

Futbollisti i njohur gjermano-turk, Mesut Ozil dhe modelja e njohur turke, Amine Gulse të premten dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar me martesë.

Çifti është martuar në një ambient të bukur, në mesin e njerëzve të dashur, derisa dëshmitar të martesës kishin presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoganin.

Aktorja dhe modelja e njohur, Amine Gulse në ditën e saj më të lumtur flokët i ka lënë të lëshuara, teksa ka veshur një fustan të bukur nusërie.

Ndërsa, Ozil ka veshur një kostum ngjyrë të zezë, i cili i ka shkuar mjaft për shtati.

Fotografi nga martesa e tij, Ozili i ka publikuar në instagram, ku numëron 19 milionë e 900 mijë ndjekës, shkrua rtv21.tv

“Mrs. & Mr. Özil”, ka shkruar futbollisti krahas imazheve, duke i bashkangjitur edhe emojin e nuses dhe dhëndrit.

Në imazhet e publikuara në instagram nga futbollisti, Amine dhe Ozil duken mjaft bukur afër njëri-tjetrit.

Mesut Ozil dhe Amine Gulse janë fejuar në janar të këtij viti. Është bërë e ditur se ata kanë filluar lidhjen që nga viti 2016, ndërsa e kanë zyrtarizuar në dhjetor të vitit 2017./21Media