Ja si u duk çifti mbrëmë

Ja si u duk çifti mbrëmë

Aktorja dhe modelja e njohur turke, Amine Gulse së bashku me bashkëshortin e saj, Mesut Ozil kanë mirëpritur festën e Halloween-it, apo të njohur si “Nata e shtrigave”.

Aktorja dhe fubollisti i njohur janë maskuar me rastin e kësaj feste. Ata janë veshur me ngjyrë të zezë, derisa kanë grimuar dhe fytyrën, ku në sy bie më shumë pjesa e buzëve dhe syve, shkruan rtv21.tv

Imazhet e bëra me rastin e Halloween-it Amine i publikoi në instagram për 2 milionë e 400 mijë ndjekësit e saj. Në shikim të parë, çifti vështirë njihet në fotografitë e fundit.

Amine Gulse dhe futbollisti i njohur gjermano-turk, Mesut Ozil më 07 qershor kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Çifti është martuar në një ambient të bukur, në mesin e njerëzve të dashur, derisa dëshmitar të martesës kishin presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan-in.

Kujtojmë që, Halloween, konsiderohet të jetë dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe çdo gjëje të frikshme. Kjo festë edhe pse me imazhe të frikshme, festohet edhe nga fëmijët. Përpos maskave të frikshme, shenja e kësaj feste vazhdon të mbetet kungulli./21Media