Sipas Duriqit, e vetmja shpresë për PDK-në është të shkojë në opozitë

Sipas Duriqit, e vetmja shpresë për PDK-në është të shkojë në opozitë

Sonte në emisionin debatues “Click” u diskutua për lajmet, fajdet dhe politikën. Duke folur rreth kësaj ndërlidhjeje, autori i emisionit “Indoks” , Visar Duriqi tha se nuk mund të ketë pastrim në Partinë Demokratike të Kosovës pa u larguar krerët e shtetit, si: Veseli, Thaçi e Haradinaj.

“Pa dhanë dorëheqje njerëzit e gjeneratës së Kadri Veselit përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ramush Hardinajn e tjerë nuk mundet me pasë në PDK pastrim. PDK-ja është qe, po bahet një dekadë e ma shumë që është në pushtet edhe me pase kanë engjuj kishin fillu mu korruptu deri tash, po ata nuk janë engjuj e as nuk kanë qenë kurrë, prej fillimit kanë hi si bandë për me qeverisë me këtë shtet”, tha Duriqi, shkrtuan rtv21.tv

Ai më tutje shtoi se sot gjithçka që flet Veseli nuk duhet t’i merret serioisht.

“Kanë hi me sloganin zero tolerancë ndaj korrupsionit, po ideja është që Kadri Veselit kohën e fundit iu kanë ba shumë goditje, pra ishte goditja e parë që iu rrëzu me tribunal, sepse ligjërisht ajo është kogja e pamundur me u ba tribunal pas tribunali. Masnej ia prishi krejt atë farë ideje Flora Brovina, ai skandali i turpshëm, pra Kadri Veseli për momentin është në një stres t’madh, presion tepër t’madh, saqë gjithçka që ai thotë nuk duhet me iu marrë seriozisht”, u shpreh më tutje Duriqi, duke shtuar që gjëja më e mirë që do të mund të bënte tani Veseli është që të dilte nga PDK-ja.

“Kadri Veseli nashta seni ma i mirë që kish mujt me ba është me lanë PDK-në, sepse Hsashim Thaçi kur ia ka dhanë PDK-në, ia ka dhanë krejt drita të kuqe , e vetmja shpresë për PDK-në është me shku në opozitë”, shtoi më tutje Duriqi.

Më 20 maj, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka arrestuar personat me inicialet: I.O., I.B., A.Th., M.M., Rr.H., E.L., dhe Z.J.,  me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Fajdeja”./21Media