Pa marrëveshje mes VV-LDK, në “Click” flet deputeti i zgjedhur nga VV

Basha: LDK-ja e ka derën hapur për të kërkuar të riaktivizohet oferta

Në seancën e nesërme ku është paraparë konstituimi i legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, Vetëvendosje e LDK do të hyjnë pa marrëveshje për të bashkëqeverisur. Këtë e konfirmoi përmes një mesazhi kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Kurti në video-mesazh thotë se LDK-ja dje e refuzoi ofertën e partisë së tij, teksa shtoi se gjatë gjithë këtyre negociatave LDK-ja nuk ka bërë asnjë kompromis, derisa Vetëvendosje 4 sosh.

Në emision debatues “Click” të RTV21, deputeti i zgjedhur nga VV Dimal Basha, tha se LDK-ja e ka derën hapur për të kërkuar të riaktivizohet oferta.

“Oferta e Kurtit ka qenë fer, por që është refuzuar nga LDK-ja dhe rrjedhimisht nesër shkohet në seancë pa një marrëveshje, megjithatë unë mendoj se LDK-ja e ka derën hapur për me kërku të riaktivizohet oferta që ne ta dërgojmë obligimin tonë politik drejtë marrëveshjes edhe për me fillu punën që na është besuar nga qytetarët”, ka thënë Basha.

Ndryshe, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i është përgjigjur liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, pas njoftimit për dështimin e arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje. Mustafa ka deklaruar se Vetëvendosja tregoi se është gati të zotohet për ta mbështetur kandidatin e propozuar nga LDK-ja për President të Kosovës, “vetëm se kërkon më shumë hise në qeveri”./21Media

Back to top button