Përveç vajzës dy vjeçare që shkaku i përvëlimit ka pasoja, familja Musliu ka edhe djalin e sëmurë nga zemra, diabeti...

Përveç vajzës dy vjeçare që shkaku i përvëlimit ka pasoja, familja Musliu ka edhe djalin e sëmurë nga zemra, diabeti…

Familja Musliu që banon në fshatin Velekincë të Gjilanit, jeton në një dhomë të vetme ndonëse janë 5 anëtarë. Kjo familje vjen nga Bujanoci, andaj deri më sot nuk kanë pasur mundësi t’i rregullojnë dokumentet e Kosovës, kështu që kjo familje nuk merr as ndihmë sociale.

Kryefamiljari  Xhaferi në pamundësi të gjejë punë të rregullt bën punë të kohëpaskohshme krahu dhe mbledh hekurishte, para të cilat nuk i mjaftojnë as t’i ngopë fëmijët me ushqime të përditshme.

Këtu nuk përfundojnë vuajtjet e familjes Musliu, ajo që është edhe më e rëndë është sëmundja e dy fëmijëve të tyre, djali i tyre është me sëmundje të zemrës, diabet dhe probleme në zhvillimin mendor, ndërsa vajza e tyre  vetëm dy vjeçare u përvëlua kohë më parë dhe pasojat i ka të mëdha, por mundësitë financiare po ua pamundësojnë familjes trajtimin e mëtejmë të së bijës e që mos trajtimi i saj po e dëmton shëndetin e saj./21Media

Të interesuarit për ndihmë mund t’a kontaktojnë babain e vajzës, Xhafer Musliun në numrin: 044 783 286