Një nismë interesante

Një nismë interesante

“No Pants Ride” është lloj nisme globale që organizohet çdo vit. Objektivi është që përdoruesit e metrosë të vishen me veshje normale dimri, por pa pantallona, e ndërkohë duhet të ruajnë edhe seriozitetin.

Me qindra udhëtarë në Londër, Berlin, Pragë dhe në shumë metropole tjera botërore hoqën pantallonat dhe bënë udhëtimin e përvitshëm gjysmë të zhveshur, “No Pants Ride” apo ndryshe “Udhëtimi pa Pantallona”.

Shfaqja është pjesë e një nisme globale, që ka nisur në New York në vitin 2002, e që atëherë është përhapur në më shumë se 60 qytete të botës, përfshirë Londrën, Hong Kongun, Johanesburgun dhe së fundmi Bukureshtin. shkruan rtv21.tv

Objektivi është që përdoruesit e metrosë të vishen me veshje normale dimri, por pa pantallona, e ndërkohë duhet të ruajnë edhe seriozitetin.

Në janar të 2019 në Rumani u festua për herë të parë kjo traditë, ku dhjetëra të rinj morën metronë pa pantallona veshur për t’i dhënë jetë një dite ndërkombëtare në vendin e tyre./21Media