Ky s’është një grup tipik muzikor në shtëpi të të moshuarve

Ky s’është një grup tipik muzikor në shtëpi të të moshuarve

Qëkur erdh roboti ‘Alice’ në këtë ent për dementia në Perth, të quajtur Brightwater Madeley, personeli s’mund t’i largojë banorët nga sesionet javore.

Njerëzit me dementia shpesh tërhiqen nga kontaktet sociale, por Alice po dëshmon një mjet të papritur.

Alice arriti këtu para një jave, roboti i parë në entet australiane për dementia.

Personeli i “Brightwater Madeley” tani po shfrytëzojnë një grant qeveritar për studimin e ndikimit të robotëve në banorët dhe personelin, transmeton rtv21.tv

Projekti ka për synim vrotjimin e lidhjeve sociale të banorëve me robotët si Alice.

Në një tjetër ent për dementia në Perth, i quajtur Swancare’s Bentley, po provojnë një tjetër mjet të teknikës së fundit – syzet e realitetit virtual.

“U ktheva prapë, u ktheva prapë,” thotë banori Hazel Campbell.

“Aty poshtë është një oqean. Dhe ka shumë pinguinë.”

Për disa banorë bota virtuale ndihmon të kthehet kujtesa.

“E mrekullueshme. Dhe është në Japoni” thotë banori Colin Price i cili ka qëndruar në Japoni derisa ka punuar.

Debbie de Fiddes specializon dizajnimin e shtëpive për njerëzit me dementia.

Ajo beson se teknologjia mund të jetë formë e dobishme e zbavitjes, por edhe terapi.

“Ne gjetëm se ata lidhen shumë mirë dhe në fakt, kënaqen me të ” thotë ajo.

Ky është një terren i mirë pune për t’u ndihmuar njerëzve me dementia në të ardhmen./21Media