Pacolli: Me AKR-në do të mbështeten dhe financohen idetë studentore

I pari i AKR-së ka premtuar mbështetje për studentët

Në kuadër të aktiviteteve në terren, presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, sot ishte në një debat interaktiv me studentët dhe stafin e kolegjit Fama, i cili pati një porosi për studentët që mos të humbin shpresat dhe mos të bien preh e temave ditore politike në Prishtinë.

“Nëse keni një ide investoni me gjithë potencialin e juaj, dhe në implementimin e saj me sukses është edhe një krenari shpirtërore në këtë jetë të shkurtër”, theksoi presidenti Pacolli.

Ai shtoi se karakteristike e veprimit të të rinjve drejt suksesit është ta duash dhe madhështosh punën. Sipas tij edhe njeriu kreativ mund të jetë i suksesshëm në punën dhe biznesin e tij.

“Përkushtimi është pjesë që duhet t’ju përcjell gjatë gjithë jetës tuaj, sepse ekonomia e lire kosovare ndërlidhet me veprimtarinë ekonomike, me prodhime dhe shërbime”, theksoi Pacolli.

Mustafa po ashtu shtoi : “Unë e shohë shumë bukur se mundem me nxjerr Kosovën prej këtij hendeku të cilën e kanë krijuar këtë njerëz që po e udhëheqin aktualisht Kosovën. Andaj, kam mudësi dhe ka iniciativë për ta futur Kosovën në binar të shëndosh për ta zhvilluar me hapa të shpejt ekonominë dhe vendin tonë”.

“Me shumë dhimbje dhe emocione i kuptoj problemet e studentëve se paguajnë shumë nga jeta e tyre dhe marrin një diplomë dhe çka me atë diplomë? Por në të ardhmen me qeverisjen e AKR-së do të mbështetet dhe financohen idetë studentore dhe po ashtu do të krijojnë qindra vende të reja të punës”, tha ai.

Back to top button