Pacolli uron Fitër Bajramin

Pacolli uron Fitër Bajramin

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka uruar të gjithë besimtarët islam për festën e Fitër Bajramit, duke ju dëshiruar begati dhe lumturi.

“Le të jetë kjo festë e madhe një rast për të gjithë ne, që t’i  shpalosim akoma më thellë ndjenjat e vullnetit të mirë, respektit të ndërsjellët dhe të përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona.

Në këtë festë të veçantë, pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duhet të shtrijmë dorën e solidaritetit e të mirëkuptimit ndaj njëri tjetrit, duke uruar që festat si kjo të na mbajnë edhe më afër vlerave dhe mirëqenies së përgjithshme,  e cila përcillet me dashuri, respekt, solidaritet e vullnet të mirë”, thuhet në urimin e Pacollit./21Media