AKR e Nisma Socialdemokrate në zgjedhje së bashku

AKR e Nisma Socialdemokrate në zgjedhje së bashku

AKR e Nisma Socialdemokrate sot kanë zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor mes tyre, për zgjedhjet që pritet të mbahen në fillim të muajit tetor, shkruan rtv21.tv.

Këtë koalicion liderët e të dy partive Behgjet Pacolli e Fatmir Limaj e kanë festuar me një shqiponjë, siç shihet në fotografinë e publikuar nga Limaj në profilin e tij në Facebook.

Limaj e Pacolli shihen në foto duke bërë me duar simbolin e shqiponjës, me fytyra mjaft të qeshura, siç duket të kënaqur me koalicionin e tyre./21Media