Pacolli e mirëpret ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës

“Ky është një hap i rëndësishëm për të gjithë rajonin”

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka mirëpritur dhe përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti i Greqisë, duke e vlerësuar si hap të guximshëm, që i kontribon të ardhmes së të dyja vendeve dhe gjithë rajonit.

“Mirëpres fuqishëm dhe e përshëndes ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti i Greqisë. I duartrokas liderishipit të Kryeministrit, Alexios Tsipras, dhe të të dyja vendeve – për marrjen e vendimeve të guximshme për të ardhmen më të mirë të Greqisë dhe Maqedonisë. Ky është një hap i rëndësishëm për të gjithë rajonin”, ka thënë Pacolli.

Parlamenti grek i ka dhënë dritën jeshile Marrëveshjes së Prespës, duke e miratuar me 153 vota pro. Votimi i jep fund mosmarrëveshjes 27 vjeçare Greqi-Maqedoni për emrin. Marrëveshja do t’i hapë rrugën Maqedonisë së Veriut t’i bashkohet NATO-s dhe Bashkimit Europian./21Media

 

Back to top button