Pacolli: E ndjejmë nevojën për Ibrahim Rugovën

Pacolli kujton Rugovën

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka kujtuar figurën e ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai e ka pohuar se ende ndihet nevoja për idetë dhe vizionin e Rugovës edhe pas vdekjes së tij, përcjell rtv21.tv.

“Sa më shumë i largohemi ditëvdekjes së Ibrahim Rugovës, aq më shumë ne që e adhuronim, por dhe kundërshtarët e tij e ndjejmë nevojën për të, me idetë, frymën dhe vizionin rugovian. Gjithmonë e më shumë themi për problemet e mëdha: për këtë çështje, Rugova mendonte kështu! Kjo është përjetësia! Lavdi figurës së Arkitektit të Pavarësisë dhe Shtetësisë sonë!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ish Presidenti Ibrahim Rugova kishte vdekur më 21 janar të vitit 2006, kurse sot është dita e lindjes së tij./21Media

Back to top button