Pacolli: Engel ishte me ne në luftë, në paqe, në okupim, në liri

Pacolli ka thënë se Engeli është hero

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, Behgjet Pacolli ka theksuar se është lajm i shkëlqyeshëm në një moment të rëndësishëm nëpër të cilin po kalon Republika e Kosovës, zgjedhja e kongresistit Eliot Engel, në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan.

Pacolli ka thënë Engel ishte me ne në luftë, në paqe, në okupim, në liri.

“Lajm i shkëlqyeshëm në një moment të rëndësishëm nëpër të cilin po kalon Republika e Kosovës, është zgjedhja e Kongresistit, Eliot Engel, në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan. Engel ishte me ne, kur miqtë nuk ishin të shumtë, Engel ishte pranë nesh, kur e ardhmja e jonë nuk ishte edhe aq e sigurtë. Engel ishte me ne në luftë, në paqe, në okupim, në liri. Për Kosovën, Engel është hero i cili bashkëndjeu me të gjitha momentet tona, njëherësh maratonist i politikës përkrahëse të SHBA-ve, për popullin dhe shtetin më proamerikan në botë. Mirënjohje e përjetshme për përkrahjen e përhershme të Engel, miqve amerikan, dhe SHBA-ve, vendit dhe popullit të cilin e admirojmë pafund. Paç fat, shëndet e sukses, miku ynë, miku i Kosovës, Engel”, ka shkruar Pacolli në një postim Facebook.

 

Back to top button