Behgjet Pacolli ka lindur më 30 gusht 1951, në Marec të Prishtinës

Behgjet Pacolli ka lindur më 30 gusht 1951, në Marec të Prishtinës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, njëherit edhe biznesmeni më i pasur në Kosovë sot feston ditëlindjen e tij të 67-të, ai  ka lindur më 30 gusht 1951, në Marec të Prishtinës.

Pacollin nga politika të gjithë e njohim nga fillet e para të AKR-së në vitin 2005, pastaj si deputet, e në vitin 2011 edhe si President i Kosovës.

Zëvendës kryeministri i Kosovës, njihet edhe si person humanitar por, ndoshta “sekreti” është se ai është në mesin e personave që njohin më së shumti gjuhë të huaja si: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Rusisht, Spanjollisht, Serbo-Kroatisht, janë gjuhët të cilat i fletë Pcolli, shkruan rtv21.tv 

Përveç angazhimeve politike ai është një ndër politikanët i cili shpesh ndanë me ndjekësi e tij virtual momente të ndryshme nga jeta e tij edhe fotografi familjare.

Për nderë të ditëlindjes së tij, Pacolli ka publikuar një fotografi i cili shihet  duke prerë tortën e ditëlindjes.

“67 vjet sot, por m ndihem më i ri se kurrë. Faleminderit për urimet tuaja!”, kishte qenë mbishkrimi që ai kishte hedhur në fotografinë e publikuar në Instagram.

E për këtë ditëlindje Pacolli ka vendosur që të nis një udhtim me familjen e tij. Ai në Isntagram ka publikuar një fotografi teksa shihet  me gruan dhe fëmijët e tij pranë aeroplanit.

“Udhëtimi familjar” , ka shkruar ai poshtë fotografisë së publikuar.

Kujtojmë se, Pacolli është i matruar me znj. Masha Pacolli, dhe është prind i gjashtë fëmijëve: tri vajzave Arbreshës, Selenës, Hanës, dhe dhe tre djemve Isës, Diarit dhe Armanit./21Media