Pacolli thotë se nuk hidherohet me personat që vijnë e shkojnë

Pacolli thotë se nuk hidherohet me personat që vijnë e shkojnë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri është paralajmëruar se sot do t’i bashkohet të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në anën tjetër kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli në një konferencë për media u shpreh se nuk është hidhëruar me largimin e Bahtirit nga partia e tij

“Ne nuk mirrem me persona, AKR ka lind si subjekt politik, natyrisht ka marr njerëz, janë eduku, kanë marrë forcë… kanë shku dhe AKR-ja është këtu përgjithmonë, Ne jemi liberal. Nuk hidhërohemi me njërëz që vijnë e shkojnë”, ka thënë Pacolli pas nënëshkrimit të koalicionit me Nismën.

Ndryshe, Agim Bahtiri udhëheq me komunën e Mitrovicës dy mandate radhazi. Partia e tij ishte në bashkëqeverisje me Vetëvendosjen./21Media