Behgjet Pacolli nuk i ndal takimet zyrtare

Behgjet Pacolli nuk i ndal takimet zyrtare

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli ka pritur në vilen e tij në Hajvali, homologun e tij gjerman, Sigmar Gabriel.

“Kënaqësi të kam sonte për darkë, në shtëpinë time, ministrin e punëve të Jashtëm të Gjermanisë  Dr. Sigmar Gabriel. Gjermania është një nga aleatët dhe përkrahësit tanë më të mëdhenj. Temat e diskutimit ishin mes tjerash Shtetndërtimi i Kosovës, përspektiva Euro-Atlantike, Liberalizimi i vizave, veriu i Kosovës si dhe çështja e demarkacionit të cilën kërkojmë të zgjidhin sa më pare”, ka shkruar Pacolli në Facebook.