Për sulmin ndaj gruas rome nga disa të rinj në Ferizaj, ka reaguar edhe Behgjet Pacolli

Për sulmin ndaj gruas rome nga disa të rinj në Ferizaj, ka reaguar edhe Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka pyetur sulmuesit se a kanë nëna dhe motra, ndërsa ka kërkuar që Policia të veprojë sa më parë për këtë rast.

“Pashë pamje nga sulmi i sotëm në Ferizaj. Ju djem të rinj që sulmoni këtë grua të pa mbrojtur. A keni ndonjë motër apo nënë Ju? Kush ju jep të drejtën ta sulmoni?”, shkruan Pacolli në Facebook.

Pacolli ka kërkuar edhe nga Policia e Kosovës që të veprojë sa më parë, me prioritet të lartë.

Ky nuk është sulmi i parë ndaj kësaj gruaje pasi që para disa dite ajo është sulmuar edhe në Lipjan. Nga ky rast, Policia e Kosovës  kanë arritur të identifikojnë dhe të e shoqërojnë në stacionin policor, personin që dyshohet që sulmoi dje një grua të komunitetit rom.

E gjithë ngjarja kishte filluar kur në rrjetet sociale nisen të qarkullojnë disa fotografi dhe pretendohet se një person i veshur me rroba të femrave dhe e grimuar po shëtit rrugëve të Malishevës, Suharekës, Prizrenit dhe disa qyteteve tjera. Këtë person në rrjetet sociale e quajtën si të rrëzikshëm, megjithatë sipas policisë e njëjta nuk dyshohet për ndonjë aktivitet kriminal./21Media