Thotë se vetëm 260 vota ishin nga Kazakistani për partinë e tij

Thotë se vetëm 260 vota ishin nga Kazakistani për partinë e tij

Zëvendëskryeministri në detyrë, Behgjet Pacolli në zgjedhjet e 6 tetorit mblodhi mbi 10 mijë e 500 vota. Nëse krahasohet numri i votave me të punëtorëve të tij, del se Pacolli ka mbi 14 mijë punëtorë, më shumë punëtorë sesa vota.

“Diku çka marrin rroga mbi 14 mijë. Absolutisht po, kjo është pyetja që ma bëjnë të gjithë. Asnjëherë Behgjet Pacolli nuk ka urdhëruar, apo kërkuar nga bashkëpunëtorët e tij që ata të votojnë gjithsesi”, tha Pacolli në “Argument Plus”.

Nga Kazakistani ku ka një numër të madh të punëtorëve, Pacolli mori vetëm 260 vota./21Media