Sipas Pacollit, është ligjore të dihet se ku ka shkuar vota e qytetarit

Sipas Pacollit, është ligjore të dihet se ku ka shkuar vota e qytetarit

Gjatë intervistës në emisionin e përjavshëm “Argument Plus”, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se ka një arsye që koaliconi i tyre të kërkoj rinumërimin e votave. Ai po ashtu në emsionin “Argument Plus” në RTV 21 u shpreh se është ligjore të dihet se ku ka shkuar vota e qytetarit.

Pacolli tha se rezultati prelimnar është bërë në bazë të informatave që kanë ardh nga vëzhguesit dhe komisionerët e KQZ-së.

“Ne si koalicon kemi pa se çdo kuti që është rinumëruar ka treguar se aty ka pas ndryshime, ka pas diferenca, ato diferenca kanë qenë në favor të koalicionit tonë jo vetëm në favor të koalicionit tonë po edhe në favor të partive tjera. Ne e dim që votat që janë në kutitë mbasi që jonë në pytje vetëm disa vota për ne nuk janë 1000 e 2000 vota, po janë në pytje më pak se 130 vota. Ne e dimë që ato janë aty edhe është një arsye që ne të kërkojmë rinumërimin e atyre kutive”, tha Pacolli. /21Media