Pacolli kërkon organizimin e një forumi ekonomik në Brunei

“Do të ketë edhe nënshkrim të Marrëveshjes për Mbrojtjen e Investimeve të Përbashkëta”

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka njoftuar se në New York ka takuar homologun e tij nga Brunei Darussalam, Pehin Dato Lim Jock Seng, me të cilin ka biseduar për çështje ekonomike dhe nënshkrimin e marrëveshjes për mbrojtjen e investimeve të përbashkëta.

“Kisha një takim shumë të këndshëm bilateral me homologun tim nga Brunei Darussalam, Shkëlqësinë e Tij, Pehin Dato Lim Jock Seng në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York. I shpreha mirënjohjen time të thellë për miqësinë, respektin dhe hapjen për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve tona. Për shtet mike largësia gjeografike ka pak rëndësi. Pozicioni strategjik i këtij vendi ofron shumë. Shprehëm interesimin për organizimin të një Forumi Ekonomik në Brunei. Do të ketë edhe nënshkrim të Marrëveshjes për Mbrojtjen e Investimeve të Përbashkëta”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Back to top button