Pacolli krenar me djelmoshat e Kosovës

Pacolli krenar me djelmoshat e Kosovës

Ministri punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar ekipin e Kosovës në fitoren në finale e Divizionit B të Evropës në Basketboll për fitoren ndaj Qipros.

Pacolli është shprehur se ndihet krenar me ta dhe se Kosova ka ardhmëri të mirë në sport.

“Djelmoshat tanë fituan me plot meritë kundër përfaqësueses së Qipros në Divizionin C të Kampionatit Evropian të FIBA-s në U18. Tani ata do të luajnë në Divizionin B. Të njëjtën e bëri sot Akili me medaljen e artë në Kampionatin e xhudos në Zagreb. Shumë krenar me të arriturat dhe angazhimin e tyre për #Kosovën. Kosova ka të ardhme të ndritur në sport dhe kjo po dëshmohet çdo ditë e më shumë. Urime #Kampionëve” , ka shkruar Pacolli në Facebook.

Kombëtarja e Kosovës U18 në basketboll ka fituar ndaj Qipros me rezultat 73-64 në finalen e Kampionatit Evropian të Divizionit C . Pas kësaj fitore, Kosova ka arritur vendin e parë në këtë turne edhe gjithashtu ka siguruar pjesëmarrjen në Divizionin B për vitin e ardhshëm./21Media