Pacolli: Kosovarët në Irak janë shëndosh e mirë

Sipas MPJ-së dhejtëra kosovarë punojnë në bazat ushtarake amerikane

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se deri më tani të gjithë kosovarët që punojnë në bazat ushtarake amerikane dhe të koalicionit në Irak janë mirë.

“Puna është duke vazhduar për të identifikuar të gjithë kosovarët, por informatat e para janë që dhjetëra kosovarë punojnë në këto baza. Ministria e Punëve të Jashtme është në kontakt të ngushtë me autoritetet për të siguruar sigurinë e kosovarëve dhe në të gjitha kapacitetet tona ne do të ofrojmë ndihmën e nevojshme. Deri më tani të gjithë kosovarët janë të sigurt dhe shëndoshë e mirë.”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës,po ashtu sot ka apeluar qyetarët e Kosovës për kujdes nëse patjetër u duhet që të udhëtojnë në Irak, Iran dhe Jemen, pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme./21Media

Back to top button