Më 1 korrik takimi i radhës në Paris

Më 1 korrik takimi i radhës në Paris

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë që kryetema e takimit në Paris është njohja reciproke e Kosovës si dhe normalizimi i raporteve ndërmjet vendeve.

Nën lidershipin e kancelares Merkel dhe presidentit Macron, perspektiva evropiane e Ballkanit perendimor është e garantuar. Njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimi i raporteve ndërmjet dy vendeve, është kryetema e takimit të shpejtë në Paris nên mbikqyrjen e dy liderëve, që do të jetë ndihmesë për procesin e udhëhequr nga komisionerja Mogherini.”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Kosova dhe Serbia takohen sërish më 1 korrik në Paris me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e mbajtur për media pas mbylljes së Samitit të Berlinit./21Media