Limaj: Ne sigurojmë se ky koalicion do të jetë zëri i popullit të Kosovës, zëri i të rinjëve dhe të rejave

Limaj: Ne sigurojmë se ky koalicion do të jetë zëri i popullit të Kosovës, zëri i të rinjëve dhe të rejave

Në praninë e mijëra qytetarëve, koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë hapi fushatën elektorale për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Gjatë këtij tubimi, presidenti i subjektit AKR, Behgjet Pacolli iu drejtua të pranishmëve me një mesazh të fuqishëm që shpalosë vizionin e koalicionit NISMA-AKR-PD.

Ai nder të tjerash tha se me qeverisjen NISMA-AKR-PD vendi do të ketë 8% rritje ekonomike dhe 60 mijë vende të reja pune.

Ai me këtë mesazh drejtuar të pranishmëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç bëhet e ditur në komunikatë, se vendi ynë ka mbështjetjen e SHBA-së dhe tha se synim i AKR-s është që Kosova të jetë anëtare e organizatave të mëdha botërore.

“Koalicioni ynë do të luaj rolin vendimtar në qeverinë e ardhshme. Qeveri kjo që do të ketë mirësi të përhershme me SHBA-të dhe Perëndimin. Ne do të synojmë që ta bëjmë Kosovën anëtare të NATO-s, OKB-së dhe organizatave të tjera vitale. Ne do ta ruajmë integritetin dhe sovranitetin e Kosovës dhe kjo do të arrihet duke pasur lidhje të qëndrueshme me SHBA-të dhe Perëndimin”, tha presidenti Pacolli.

Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga ky koalicion, Fatmir Limaj iu drejtua të pranishmëve duke thënë se motoja “Bashkë Për Shtetin” do të jetë motoja e fitores së këtyre zgjedhjeve sepse garanton zhvillim të qëndrueshëm dhe prosperitet.

“Ne sigurojmë se ky koalicion do të jetë zëri i popullit të Kosovës, zëri i të rinjëve dhe të rejave. Ne do ti përkrahim të gjitha shtresat e vendit. Ne do të sigurohemi që ky koalicion të jetë zëdhënës në qeverinë e Kosovës për punëtorët që të zbatohet ligji i punës” ,tha ndër të tjerash Lima.

Ai gjithashtu tha se Kosovën duhet ta qeverisin njerëzit me përvojë, intelektualë e kompetent dhe këta njerëz janë pjesë e koalicionit NISMA-AKR-PD.

Në anën tjetër, kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani me mesazhin drejtuar të pranishmëve tha se duke votuar për vlerat sublime, të cilat i përmban ky koalicion, qytetari i Kosovës i ofron udhëheqje të denjë vendit të tij./21Media