Pacolli në përqafimin e gruas dhe fëmijëve

Pacolli në përqafimin e gruas dhe fëmijëve

“Urime nga zemra dhe për shumë vite festa e Kurban Bajramit”, kështu e filloi urimin Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, duke shfrytëzuar rrjetet sociale.

Ai uroi që kjo festë të jetë motiv shtesë për përforcimin e besimit, dashurisë dhe harmonisë mes njerëzve.

“Urime nga zemra dhe për shumë vite festa e Kurban Bajramit. Paqja, mëshira dhe begatia e Zotit qofshin me gjithë ju dhe familjet tuaja. Le të jetë kjo festë motiv shtesë për përforcimin e besimit, dashurisë dhe harmonisë tonë”, ka uruar Pacolli duke ia bashkangjitur një fotografi të bukur familjare ku shihet i rrethuar me gruan dhe fëmijët e tij.

Sot besimtarët myslimanë festojnë Festën e Kurban Bajramit e cila njëherit është festa e dytë më e madhe për myslimanët pas Fitër Bajramit./21Media