"Ideja ime nënkupton themelimin e zonës së lirë ekonomike"

“Ideja ime nënkupton themelimin e zonës së lirë ekonomike”

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një postimi në facebook është shprehur se mediat serbe qëllimshëm devijojnë deklaratën e tij lidhur me idenë e themelimit të zonës ekonomike në pjesën veriore.

Pacolli ka shkruar se ideja e tij nënkupton themelimin e zonës së lirë ekonomike që përfshin proporcionalisht territor nga Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë.

“Mediat serbe qëllimshëm devijojnë deklaratën time lidhur me idenë time të themelimit të zonës ekonomike në pjesën veriore.  Ideja ime nënkupton themelimin e zonës së lirë ekonomike që përfshin proporcionalisht territor nga Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë. Natyrisht në këtë mënyrë vendoset kontroll në pjesën ku sot lulëzojnë bandat dhe krimi. Ekonomikisht vetëm kështu mund të ketë stabilitet dhe zhvillim ekonomik”, ka shkruar Pacolli në Facebook./21Media