Pacolli nderohet në Bangkok

Pacolli nderohet në Bangkok

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli sot ka marrë titullin Doctor Honoris Causa nga Universiteti “Budhi Sastra” në Bangkok.

Pacolli ka thënë se është krenar për respektin që ka treguar komisioni që i ka dhënë çmimin.

“Sot, Universiteti BudhiSastra në Bangkok më dha titullin Doctor Honoris Causa, bazuar në vendimin e tyre në aktivitetin tim humanitar në arenën ndërkombëtare. Unë jam krenar për respektin që tregoi ky komision për mua”,ka shkruar Pacolli nw Facebook./21Media