Behgjet Pacolli përcjell sot fëmijët e tij në shkollë

Behgjet Pacolli përcjell sot fëmijët e tij në shkollë

Kreu i AAK-së, Behgjet Pacolli, i ka uruar të gjithë fëmijët dhe të rinjët me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook” ka treguar se fëmijët e tij do të shkojnë në shkollë publike si të gjithë fëmijët e tjerë, shkruan rtv21.tv.

Si për shumë fëmijë të tjerë, sot është fillimi i shkollës edhe për fëmijët e mi, të cilët janë duke u shkolluar në shkolla publike e jo në ato private siç preferojnë të tjerët. Unë u kam mësuar atyre që të gjithë njerëzit janë njësoj. I uroj të gjithë fëmijëve dhe të rinjëve një vit të suksesshëm arsimor“, ka shkruar Pacolli tutje.

Ndryshe nga Pacolli, kryeminstri në dorëheqje, Ramush Haradinaj sot ka dërguar djalin e tij, Gjinin në një gjimnaz privat në Prizren.

Pacolli sipas deklarimeve është biznesmeni më i pasur në Kosovë, mirëpo ka vendosur që fëmijët e tij t’i vijojnë mësimet në shkollë publike./21Media