Pas deklaratave të Pompeos, reagon Pacolli

Pas deklaratave të Pompeos, reagon Pacolli

Zëvendëskryeministri në detyrë, Behgjet Pacolli është shprehur mirënjohës ndaj Serketarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo për deklaratat e tij rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dje Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo inkurajoi Serbinë që të përqëndrohet në rifillimin e negociatave me Kosovën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim e përqendruar në njohjen e ndërsjellë.

Sekretari Pompeo potencoj se ata duhet të shmangin provokimet që pengojnë procesin e normalizimit, dhe të angazhohen me frymën e kompromisit dhe fleksibilitetit të nevojshëm për të siguruar një marrëveshje dhe për të zhbllokuar potencialin e të dy vendeve. “, ka shkruar Pacolli në Faceboko.

“Unë jam mirënjohës ndaj Sekretarit Pompeo i cili gjithmonë ka një pozicion parimor në mbështetje të Kosovës dhe në takimet e mia me të gjatë muajve të fundit ai ka shprehur mbështetjen e fortë për njohjen e Kosovës.”, ka shkruar Pacolli

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka deklaruar se normalizimi i raporteve të Serbisë me Kosovën, do ta forcojë stabilitetin dhe prosperitetin e Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe komunitetit transatlantik.

Pompeo këto komente i ka bërë dje pas i pas një takimi në Neë York me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq./21Media