Pacolli po ashtu kërkoi anëtarësimin në organizata ndëkombëtare

Pacolli po ashtu kërkoi anëtarësimin në organizata ndëkombëtare

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli po merr pjesë në Konferencën e Frankofonisë.

Ai në këtë konferencë ka bërë thirrje për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur si dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Sot iu drejtova Konferencës së Ministrave të Punëve të Jashtme të Frankofonisë ku prezantova arritjet e Kosovës dhe angazhimin tonë për misionin e Frankofonisë.
Theksova nevojën që bashkësia ndërkombëtare të vazhdojë të mbështesë Kosovën në nivelin gkobal si kontributi më i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe si njohje të rolit konstruktiv që luan Kosova.
Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me të gjitha vendet në mënyrë miqësore dhe bashkëpunuese dhe i bëj thirrje të gjithëve ta njohin Kosovën si një shtet të pavarur dhe të na mbështesin në përpjekjen tonë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Kjo është Konferenca e 36-të e Ministrave të Punëve të Jashtme të Frankofonisë dhe po mbahet në Monaco. Dje Pacolli ka zhvilluar edhe disa takime bilaterale në kuadër të kësaj konference./21Media