"Do të mbështesim atletët, pasi forcon imazhin e Kosovës"

“Do të mbështesim atletët, pasi forcon imazhin e Kosovës”

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli sot ka takuar kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, të cilit i ka shprehur mirënjohjen dhe respektin për arritjet e atletëve të Kosovës në garat ndërkombëtare.

Ne do të mbështesim atletët pasi ky është një element i rëndësishëm në forcimin e imazhit të Kosovës në skenën ndërkombëtare“, ka treguar Pcolli me anë të një postimi në Facebook.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se gjatë këtij takimi Hasanin e ka informuar se këto ditë do të krijohet një departament për diplomacinë Kulturore dhe Sportive.

Pacolli ka treguar se në këtë departament do të përfshijë diplomatë dhe sportistë të suksesshëm dhe të njohur ndërkombëtarisht për të siguruar mbështetje të fuqishme për aktivitetet e tyre dhe për të fuqizuar me shumë diplomacinë kulturore dhe sportive të Kosovës. /21Media