Në ditët në vijim, do të zhvillojë takime të rëndësishme

Në ditët në vijim, do të zhvillojë takime të rëndësishme

Ministri i Jashtëm në largim, Behgjet Pacolli, udhëtoi drejt New York-ut, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së.

Sipas Pacollit, ditët e ardhshme ai do të zhvillojë takime të rëndësishme me krerë shtetesh dhe ministra të punëve të jashtme për të fuqizuar marrëdhëniet e Kosovës me këto vende.

“Sapo arrita në New York për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KB. Ditëve të ardhshme do të zhvilloj takime të rëndësishme me krerë shtetesh dhe ministra të punëve të jashtme për të fuqizuar marrëdhëniet e Kosovës me këto vende dhe për të forcuar poziten ndërkombëtare të Kosovës. Në këtë kohë interesi i Kosovës është mbi të gjitha për ta bërë vendin tonë më të fortë dhe me të integruar.”, shkroi Pacolli në Facebook./21Media