Aleancë Kosova e Re, sot para qytetarëve të Prizrenit, ka shpalosur programin e saj politik në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit

Aleancë Kosova e Re, sot para qytetarëve të Prizrenit, ka shpalosur programin e saj politik në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, duke folur para qytetarëve të Prizrenit tha se ai e  sheh ardhmërinë në Kosovë përmes punës.

“Kosova ka diçka të shenjt që të tjerët nuk e kanë, ka rininë, rini aktive, inteligjente, e shëndoshë e dinamike. Dhjetëvjeçari i ardhshëm është dhjetëvjeçari i rinisë së Kosovës, ju do të jeni bartës të proceseve politike në vend”,  tha Pacolli për të rinjtë e Kosovës.

 Ai po ashtu tha se të rinjtë shumë shpejtë do të udhëtojnë pa viza, dhe për këtë ai tha që ka marrë përkrahjen edh sot në takimin që kishte me ministrin e jashtëm të Finlandës.

Shpendi Shuki nga dega e AKR-së në Prizren, para prizrenasve e cilësoi presidentin e AKR-së, Behgjet Pacolli, si njeriu dhe shqiptarin më të suksesshëm në trevat tona, vizionar e humanist, njeri të fjalës, që do t’i prijë ndryshimit që i Mustafa, Sevdije Lama, Avdullah Mehmeti, Alma Lamçja dhe Ymer Rogova. duhet Kosovës.

Kandidati për deputet nga dega e AKR-së në Prizren, Ymer Rogova, duke kërkuar besimin e qytetarëve të Prizrenit, tha se AKR-së do të jetë boshti i qeverisë së ardhshme të Kosovës.

Në fund u bë edhe prezantimi i kandidatëve për deputet nga radhët e AKR-së, të pranishëm në këtë tubim elektoral, Behgjet Pacolli, Islam Pacolli, Mirlinda Sopi- Krasniqi, Shqipe Kupina, Refiqe Ternava, Vesel Makolli, Fatmir Matoshi, Myzejene Selmani, Ekrem Mustafa, Sevdije Lama, Avdullah Mehmeti, Alma Lamçja dhe Ymer Rogova.