Sot dhe nesër do të mbahet samiti i Ballkanit Perëndimor

Sot dhe nesër do të mbahet samiti i Ballkanit Perëndimor

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, po qëndron për vizitë zyrtare në Poloni. Pacolli po merr pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet në qytetin perëndimor polak të Poznań, ku ministri do të shpalosë aktivitetet e deritanishme nën Procesin e Berlinit dhe do të përqendrohet në planet për të ardhmen.

Në takimet tre-ditore të Samitit të Ballkanit Perëndimor po marrin pjesë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, që morën pjesë në procesin e para-anëtarësimit në Berlin. Rreth 1 mijë e 500 vetë pritet të marrin pjesë në samit, duke përfshirë më shumë se 1 mijë mysafirë. Samiti të ndiqet nga 14 kryeministra. Mes atyre që do të mbërrijnë në Poznan do të jetë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ata pritet të diskutojnë çështjet më të rëndësishme për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Procesi i Berlinit është një iniciativë ndërqeveritare e udhëhequr nga Gjermania për të nxitur zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe për të forcuar bashkëpunimin rajonal. Iniciativa përfshin tetë vende të BE-së, gjegjësisht Gjermaninë, Francën, Italinë, Austrinë, Slloveninë, Kroacinë dhe Britaninë e Madhe. Polonia u bashkua me projektin vitin e kaluar dhe ka marrë përsipër presidencën e saj në janar./21Media