"Ne nuk do ta pranojmë emërimin e tij të mundshëm e as nuk do të bashkëpunojmë me të"

“Ne nuk do ta pranojmë emërimin e tij të mundshëm e as nuk do të bashkëpunojmë me të”

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka shprehur shqetësimin e tij për kandidimin e Alexei Kondratiev si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Pacolli ka thënë se ai është një kërcënim i sigurisë kombëtare për Kosovën.

“Unë kam shprehur shqetësimin tim të thellë për @coe dhe #PACE për kandidimin e Alexei Kondratiev si raportues për Kosovën. Ai është një kërcënim i sigurisë kombëtare për Kosovën dhe ne nuk do ta pranojmë emërimin e tij të mundshëm e as nuk do të bashkëpunojmë me të. #coe duhet të mendojë dy herë para se të ndërmarrë një hap të tillë”, ka shkruar Pacolli në Twitter./21Media