Pacolli: Dikush madje më telefonoi dhe më tha " qendro me ne se e kemi me ta "lartësu BURRERINË"

Pacolli: Dikush madje më telefonoi dhe më tha ” qendro me ne se e kemi me ta “lartësu BURRERINË”

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka shkruar në Facebook se thirrja e tij për liderët e partive parlamentare shqiptare që të “sakrifikojnë” nga vetja dhe ta qesin Kosovën në rendin e parë, nuk nënkupton lëvizje apo luhatje nga pozicionet e tij.

“Postimet e mija të fundit që të zgjidhet problemi i bllokadës në favor të qytetarëve, dhe thirrjet e mija për liderët e partive parlamentare shqiptare që të “sakrifikojnë” nga vetja dhe ta qesin Kosovën në rendin e parë, nuk nënkupton lëvizje apo luhatje nga pozicionet e mia, (siq i quajti dikush për karrierë apo interes – të dyja këto moti i kam dhe i kam realizuar më së miri deri më tash). Si rezultat i kësaj mu mundësua që të kuptoj dhe të shoh se kush po punon për interesat e vendit e kush për qellime specifike. Dikush madje më telefonoi dhe më tha ” qendro me ne se e kemi me ta “lartësu BURRERINË”. Më bëri me qesh !!!! Në rregull, unë me prezencën dhe lutjet e mija për ju po dëshmoj burrëri(nuk po kërkoj asgjë), por tregojeni ju burrërinë tuaj, leni anash interesat dhe uluni e merruni vesh mes vete. E konsideroj se bashkëpunimi ndërmjet LDK dhe VV të jetë edhe me intenziv edhe pse mundet per lidershi pin e dy partive te konsiderohet si “Sfide sakrifice ” por bëjeni atë per rrespekt ndaj votës dhe deputeteve qe ju përcjellin.”, ka shkruar Pacolli