Pacolli pjesë e Samitit në Sofje

Pacolli pjesë e Samitit në Sofje

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, tha sot se beson që marrëveshja për normalizimin e raporteve me Serbinë do të arrihet para zgjedhjeve në Bashkimin Evropian.

I pyetur nëse deklaratat e presidentit Thaçi se kjo marrëveshje do të arrihet për 6-9 muaj, janë të sigurta apo thjeshtë dëshirë e presidentit, Pacolli tha se janë afate faktike, jo dëshirë e Thaçit.

“Jo nuk është dëshirë e presidentit, këto janë afatet faktike të cilat janë në njëfarë mënyre nga nevoja e përfundimit të dialogut, që janë paraparë edhe nga pala kosovare dhe ajo serbe, duket se edhe nga Bashkimi Evropian. Ju e dini që viti i ardhshëm do të sjellë shumë ndryshime në Bashkimin Evropian dhe problemet e mëdha duhet të ndodhin para zgjedhjeve”, theksoi Pacolli.

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, ka komentuar edhe mospjesëmarrjen e Spanjës në Samit, pasi kryeministri Mariano Rajoy refuzoi të ulet në një tryezë me përfaqësuesit nga Kosova, shkruan rtv21.tv

Pacolli tha se Rajoy mbeti i vetmuar, dhe nëse qëndrimi i tij do të mbështetej nga ndonjë shtet tjetër, do të ishte një halla që do të duhej të trajtohet, por ai në fund mbeti i vetmuar.

Në mes tjerash Pacolli  tha se Samiti i Sofjës po përmbyllët më një deklaratë shumë të rëndësishme e cila hap rrugët e integrimit të plotë të gjitha shtetëve të Balkanit përëndimor në BE. “Në fakt, Samiti i Sofjës për Kosovën është historik dhe shumë i rëndësishëm, sepse për herë të parë, që nga shpallja e pavarsisë, Kosova trajtohët si shtet i barabartë më shtetet tjera të rajonit. Jemi në rrugë të mbarë drejt realizimit të vizionit tonë për integrime euro-atlantike.”, është shprehur Pacolli.

Në një pronocim për DW në Sofje, Pacolli tha se përfaqësuesit serb së shpejti do të jenë pjesë e mbledhjeve të Qeverisë.

“Unë besoj shumë shpejt mbas këtij samiti, ata do të jenë aty”, tha ai./21Media