Pacolli paralajmëron padi ndaj Alma Lamës

Pacolli e quan gënjeshtare Lamën

Ish ministri i Punëve të jashtme, Behgjet Pacolli ka paralajmëruar padi ndaj ish-ambasadores së Kosovës në Itali , Alma Lama.

Pacolli e ka quajtur gënjeshtare Lamën.

“Lexova sot deklaratën e një gënjeshtareje që paska shpifur se gjoja unë qenkam i përfshirë në dërgimin e gazit lotsjellës në Shqipëri! Personi në fjalë ka shpifur qëllimshëm në llogari timen dhe për këtë akt, gënjeshtra e saj do të verifikohet në Gjykatë. Ju përshëndes!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Mbrëmë Lama kishte akuzuar Pacollin se ka dërguar në Shqipëri granata dhe gaz lotsjellës./21Media

Back to top button