Pacolli takohet me ambasadorin e Çekisë

Pacolli takohet me ambasadorin e Çekisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli priti në një takim ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Ivo Šilhavý.

Në kuadër të këtij takimi, Pacolli dhe ambasadori çek, diskutuan zhvillimet e gjithmbarshme politike në Kosovë, rajon dhe me gjerë, ndërkohë që vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përkushtimit dhe vullnetit të dyanshëm ndër-shtetëror për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.

Mbështetja e mëtutjeshme e Republikës së Çekisë drejt proceseve të integrimit në strukturat euro-atlantike; liberalizimit të vizave; integrimit dhe anëtarësimit të vendit në organizata Ndërkombëtare ishin disa nga temat tjera të bashkëbisedimit, për të cilat Pacolli ka vlerësuar se përkrahja e Republikës së Çekisë është tejet e rëndësishme./21Media