Pacolli: Pozita dhe opozita janë përgjegjëse për dështimin e Kosovës

“O sot o kurrë duhet që të jemi unik dhe të shkojmë përpara”

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Islam Pacolli ka bërë ftesë për gjithë liderët politikë që të bashkohen dhe të tejkalojnë problemet e mëdha që ka Kosova.

Ai në seancën e sotme ka bërë thirrje që të hiqen interesat e ngushta politike.

“Edhe pozita edhe opozita është përgjegjëse për dështimin e Kosovës, prandaj nëse dikush do të dështoj, do të dështojnë të gjithë. O sot o kurrë duhet që të jemi unik dhe të shkojmë përpara. Mos t’ia bëjmë sikur një fjalë popullore, inati i resë me vdektë djali. Hiqni interesat e ngushta politike dhe të dalim nga kjo çështje dhe të shkojmë përpara”, ka thënë ai.

Më pas parlamenti me një minutë heshtje mbajti zi për ish presidentin amerikan Bush.

Kuvendi i Kosovës po mban seancën, në të cilën përveç shqyrtimit për herë të parë të projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, do të shqyrtohet edhe raporti i Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017. Gjithashtu do të shqyrtohet për herë të dytë edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Familjen i Kosovës.

Back to top button