Pacolli pranon kopjen e letrave kredenciale nga Ambasadori Kosnett

Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve në Kosovë

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur në takim kortezieAmbasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Philip Kosnett, nga i cili ka pranuar edhe kopjet e letrave kredenciale, nëpërmjet të cilave ai u akreditua Ambasador në Kosovë.

Në margjina të këtij takimi të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Ata vunë në dukje në veçanti marrëdhënien speciale dhe partneritetin strategjik në mes dy vendeve dhe dy popujve.

Gjatë takimit, Pacolli e ka konsideruar si “jetike për Republikën e Kosovës vazhdimin e mbështetjes së mëtutjeshme dhe bashkëpunimit të ngushtë dhe të afërt me ShBA-në”.

Ndërsa, ambasadori amerikan, Kosnett ka shprehur qëllimin e tij për të mbajtur bashkërendim të afërt mes Ambasadës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Back to top button