Ai ka përmendur Asamblesë Gjenerale të Interpolit dhe atë të UNECO-s

Ai ka përmendur Asamblesë Gjenerale të Interpolit dhe atë të UNECO-s

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, ka përkujtuar dy ngjarje të rëndësishme që e presin Kosovën në muajt në vazhdim.

Pacolli ka rikujtuar mbajtjen e Asamblesë Gjenerale të Interpolit në Peking e cila do të mbahet nga data 26 deri më 29 shtator e cila do ta trajtojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Kreu i AKR-së ka rikujtuar edhe Asamblenë Gjenerale të UNECO-s e cila do të mbahet në nëntor të këtij viti.

Në këtë drejtim ai tha se duhet të punojmë dhe të mos ia lëmë fatit.

“Dy ngjarje që nuk duhet të nënvlerësohen:Asambleja Gjenerale e Interpolit në Peking nga 26 deri më 29 shtator që duhët ta trajtojë antarsimin e Kosovēs në Interpol dhe Asambles Gjenerale e UNESCO-s në nëntor të këtij viti. Të punojmë dhe mos ia lëmë fatit!!!”, ka thënë Pacolli përmes një postimi në rrjatin social “Facebook”/21Media