Pacolli: Serbia ka bërë një hap të madh drejt paqes me Kosovën

Autostrada Nish-Prishtinë

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli ka thënë se vazhdimi i ndërtimit të autostradës nga Serbia deri të kufiri me Kosovën, është një hap i madh drejt paqes në mes dy vendeve, Serbisë dhe Kosovës.

Ai në llogarinë e tij “Facebook”, ka shkruar se vetëm paqja është mënyra e vetme për të ndërtuar një të ardhme të ndritshme.

“Mirë ka bërë qeveria serbe dhe presidenti Vuçiq më këtë ndërmarrësi dhe inkurajoj ata që në vend që të luftojnë shtetin e Kosovës të vazhdojnë me projekte të tilla”, ka shkruar tutje Pacolli.

Ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviq ka nënshkruar një marrëveshje të kredisë në vlerë 100 milionë euro për ndërtimin e autostradës Nish-Merdare me Miguel Morgadon, drejtor i Sektorit të Ballkanit Perëndimor në Bankën Evropiane të Investimeve. Gjithashtu, është nënshkruar edhe një kontratë ndihme prej 40.6 milionë eurosh.

Ndërtimi i autostradës së ardhshme Nish-Merdare me gjatësi prej 77 kilometrash duhet të fillojë në tremujorin e tretë të vitit 2020, sipas një njoftimi të Qeverisë së Serbisë./21Media

Back to top button