Pacolli shpreh ngushëllime për viktimat në Maqedoni

Deri më tani 13 të vdekur nga rrokullisja e atuobusit

Ministri i punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka shprehur ngushëllime për të vdekurit në aksidentin e sotëm që ka ndodhur në autostradën Shkup- Tetovë.

“Duke ndjekur me vëmendje situatën e aksidentit tragjik sonte në autostradën Shkup-Tetovë, në fshatin Llaskarcë. Lutem për të lënduarit, dhe i shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve të viktimave.”, ja shkruar Pacolli në Facebook.

Deri më tani raportohet se kanë vdekur 13 persona. Kështu ka deklaruar ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Sipas tij 7 kanë vdekur në vend të ngjarjes, ndërsa 6 persona kanë vdekur në spital./21Media

Back to top button